Telegrafi

Manchester City i gatshëm të dyfishojë pagën e Bernardo Silvas

Manchester City thuhet se është i gatshëm të dyfishojë pagën e Bernardo Silvas për ta bërë atë një nga lojtarët më të paguar në Etihad.

Portugezi ka qenë lojtari i shquar i Cityt deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar shtatë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

The Sun raporton se City tani do të dyfishojë pagën e mesfushorit në rreth 300,000 funte në javë.

Kjo do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në klub, krahas lojtarëve si Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling.

Silva ishte afër largimit nga City në afatin e verës pas transferimit së Jack Grealish në klub në një lëvizje prej 120 milionë euro nga Aston Villa. /Telegrafi/