Manchester City po kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Manuel Akanji.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola tashmë po përballet me dëmtime pasi Aymeric Laporte tash e një kohë është jashtë, ndërsa Nathan Ake pësoi një dëmtim kundër Neëcastle.
Athletic shkruan se Akanji është në dispozicion për një tarifë të ultë prej 15 milion funte (17.5 milionë euro), ndërsa Man City shpreson të shfrytëzojë mundësinë për të forcuar opsionet e tyre në qendër të mbrojtës.
Akanji ka qenë në Dortmund – një nga kundërshtarët e Man Cityt në Ligën e Kampionëve këtë sezon në fazën e grupeve – për katër vitet e fundit pasi u bashkua nga Basel dhe bëri 36 paraqitje për ta sezonin e kaluar.
Megjithatë, ai është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin dhe mendohet se Dortmundi do të preferonte të merrte një shumë për të tani sesa të rrezikonte ta humbte për asgjë verën e ardhshme. /Telegrafi/