Manchester City ka fituar si mysafirë i Tottenhamit në stadiumin Wembley me rezultat 1-0.
Ndeshja u zhvillua në një terren aspak të bukur për sy, pasi ditë më parë ishte zhvilluar një ndeshje parasezonale e NLF (Ligës profesionale të futbollit amerikan) dhe shenjat kishin mbetur në fushën e gjelbër.
Kjo përballje e konsideruar si derbi nisi shumë mirë për qytetarët.
Raheem Sterling mori një top në mes të fushës dhe shkoi deri në fund duke asistuar te Riyad Mahrez që nuk e kishte të vështirë të shënojë për 1-0.
Menjëherë Kun Aguero kishte rast ta dërgonte rezultatin në 2-0, por nuk arriti të shënojë.
Tottenham u kundërpërgjigj me Harry Kane, por që as ky nuk shënoi.
Moussa Sissoko provoi në të 23-të, por as ku nuk shënoi.
Harry Kane dhe David Silva kishin nga një rast para mbylljes së pjesës së parë për ta ndryshuar, por që nuk ndodhi.
Në pjesën e dytë Raheem Sterling dështoi të shënonte nga afër në minutën e 58-të.
Sergio Aguero rrezikoi në minutat 63 dhe 65, por as ky nuk e ndryshoi rezultatin.
Rastin më të mirë për barazim e kishte Erik Lamela që nga afër nuk shënoi, duke e dërguar topin mbi portë (84’).
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City kthehet lider me pikë të barabarta me Liverpoolin nga 26. /Telegrafi/
https://twitter.com/PlHadath/status/1057001392072781824