Site icon Telegrafi

Manchester City fiton me vështirësi ndaj Sheffield Unitedit

Sheffield United vs Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Sheffield Unitedit në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Citizens shpërdoroi shumë raste në pjesën e parë, pasi mund të kalonte shumë herët në epërsi.

Kampioni në fuqi i ligës angleze fitoi një penallti në minutën e 36-të, por atë dështoi ta konvertonte në gol Gabriel Jesus.

Sheffield United vs Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kështu, pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënua vetëm një.

Sergio Aguero u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të në vend të sulmuesit brazilian që dështoi të tregonte vetën në këtë takim.

Sheffield United vs Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Argjentinasi (73’) arriti ta zhbllokonte sfidën me një gol të bukur, për t’i fituar kështu skuadrës së tij tri pikë mjaftë të vlefshme.

Pas javës së 24-të, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të takohet me rivalin lokal Manchester Unitedin në Etihad Stadium, por fillimisht do të luajë me Fulhamin në FA Cup. /Telegrafi/

Exit mobile version