Manchester City ka fituar 3-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier .
Goli i parë u shënua pas vetëm katër minutash lojë, kur Riyad Mahrez asistoi te Rodri.
Në minutën e 39-të, Erling Haaland asistoi te Ilkay Gundogan, që realizoi për 2-0.
YESSSSSS! 💪
🔵 3-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/GOM8I3HbVX
— Manchester City (@ManCity) February 12, 2023
Për 3-0 u përkujdes Mahrez (45+1’), që realizoi nga penalltia, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutën e dytë, Citizens ishin sërish më të mirë, por që nuk ia dolën të shënonin më gola, për më tepër ata pranuan.
Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Ollie Watkins u asistua prej Doulas Luiz, që realizoi për 3-1.
Ollie Watkins marks his 100th Aston Villa appearance with a goal! 🙌 pic.twitter.com/x5zg1Km9tf
— Aston Villa (@AVFCOfficial) February 12, 2023
City kishte mundësinë që të thellonte edhe më tepër epërsinë, mirëpo nuk ia doli t’i konkretizonte rastet edhe pse ishin të kënaqur me këtë fitore.
Java e 24-të në Ligën Premier do të jetë edhe më e nxehtë, pasi City aktualisht ka 48 pikë, tri më pak se lideri Arsenali, e që do të takohen për të përcaktuar se kush do të jetë në krye. /Telegrafi/