Mesfushori spanjoll,Dani Olmo është bërë njëri nga më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha evropiane.
Anëtari i gjigantit kroat Dinamo Zagreb shkëlqeu në kampionatin evropian të 21 vjeçarëve, por edhe në elitën e futbollit të Kroacisë.
Kjo ka bërë që ai të grumbullohet edhe nga Kombëtarja e Spanjës, ku debutoi me gol.
21-vjeçari po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, si Barcelona, PSG, Juventus, Bayern Munich, Ajax, Arsenal, Roma, Borussia Dortmund, Manchester United e Manchester City.
Kampionët e Anglisë tanimë kanë filluar bisedimet e para me gjigantin kroat për ta transferuar Olmon.
Dinamo kërkon që të fitojë së paku 40 milionë euro nga shitja e tij, shumë që për Cityn nuk është problem.
Por këtë shumë janë të gatshme ta paguajnë edhe skuadrat tjera dhe tani i mbetet vet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/