Telegrafi

Manchester City është lider në garën për transferimin e Haalandit

Manchester City është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Erling Haalandin nga Borussia Dortmundi.

Me Sergio Agueron që i skadon kontrata në këtë verë, Citizens po punojnë që të afrojnë një sulmues të ri.

Lexo po ashtu ‘Hakmarrje’ brenda sekondash: I thumbuar nga portieri i Sevillës që huqi penalltinë në herën e parë  - Haaland iu rikthye Bonos kur shënoi herën e dytë

Sipas asaj që raporton Daily Mail, në garë për transferimin e norvegjezit janë edhe Real Madridi, Chelsea, Barcelona dhe Manchester United.

Djajtë e Kuq besohet se tashmë janë në kontakte me agjentin Mino Raiola, për të transferuar Haalandin.

Lexo po ashtu Real Madrid do të transferojë një golashënues me çdo kusht

Mirëpo, City është aktualisht lider në garë dhe sheikët e klubit janë të gatshëm që të ofrojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Larg nuk qëndron as Chelsea që ende po vuan për një sulmues që mund të shënojë gola, me Timo Wernerin që ende nuk është përshtatur në ligën angleze. /Telegrafi/