Manchester City e ka vënë në shitje yllin e skuadrës Raheem Sterling, pasi kërkon të bëjë ndryshime në skuadër.
Sipas Mirror, Sterling do të shitet gjatë kësaj vere, pasi Pep Guardiola kërkon të bëjë disa ndryshime.
Kampionët e Ligës Premier janë të vendosur të shtojnë në skuadrën e tyre emra të ri, por janë të vetëdijshëm se fillimisht duhet të shesin lojtarë të ekipit të parë për të ndihmuar në financimin e blerjeve.
Ylli i Aston Villas, Jack Grealish dhe ai i Tottenham, Harry Kane – janë dy prej të cilëve Manchester Citi i ka në krye të listës.
Sterling edhe pse shënoi tre gola për “Tre Luanët” këtë verë dhe e detyroi Simon Kjaer të shënojë një autogol – mund të largohet nga Etihad. /Telegrafi/