Telegrafi

Manchester City e rikthen rezultatin në fund dhe bën hap të madh drejt çerekfinales

Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 si mysafirë i Schalkes në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Anglezët e nisën mirë takimin kur arritën të shënonin me Kun Agueron që në minuan e 18-të.

Djelmoshat e Pep Guardiolas kishin edhe raste tjera, por nuk shënuan.

Në fundin e pjesës së parë  Schalke mori dy penallti.

Bentaleb arriti të shënojë dy herë nga pika e bardhë për ta rikthyer rezultatin në 2-1.

Pjesa e dytë foli për Manchester City.

Anglezët arritën të shënonin dy gola në fundin e ndeshjes.

Fillimisht Sane e pastaj edhe Sterling shënuan në minutat 85-të dhe 90-të për ta rikthyer rezultatin.

City me këtë fitore bën një hap të madhe drejt kualifikimit për në fazën tjetër. /Telegrafi/