Manchester City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 si mysafirë i Schalkes në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Anglezët e nisën mirë takimin kur arritën të shënonin me Kun Agueron që në minuan e 18-të.
Djelmoshat e Pep Guardiolas kishin edhe raste tjera, por nuk shënuan.
Në fundin e pjesës së parë Schalke mori dy penallti.
Bentaleb arriti të shënojë dy herë nga pika e bardhë për ta rikthyer rezultatin në 2-1.
Pjesa e dytë foli për Manchester City.
Anglezët arritën të shënonin dy gola në fundin e ndeshjes.
Fillimisht Sane e pastaj edhe Sterling shënuan në minutat 85-të dhe 90-të për ta rikthyer rezultatin.
City me këtë fitore bën një hap të madhe drejt kualifikimit për në fazën tjetër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Jmb1ba_vE2k