Telegrafi

Manchester City e përmbys rezultatin ndaj Liverpoolit

Manchester City e ka nisur furishëm pjesën e dytë në përballjen me Liverpoolin në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Derisa pjesa e parë përfundoi 1-1, në të dytën kampioni në fuqi i ka përmbysur shifrat.

Ishte minuta e 46-të e takimit kur City realizoi golin e dytë të takimit.

Riyad Mahrez asistoi te Kevin de Bruyne, që shënoi për 2-1. /Telegrafi/