Manchester City i ka bërë me dije Sergio Aguero se është i lirë të vendos për të ardhmen e tij.
Skuadra angleze duket se nuk dëshiron ta mbajë më në skuadër golashënuesin më të mirë në histori të tyre.
Daily Mail raporton se 31-vjeçari ka kontratë me kampionin nga Liga Premier deri në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet.
Pep Guardiola i ka bërë me dije argjentinasit se mund të largohet qysh në fund të sezonit.
Aguero ka bërë të ditur tashmë se para se ta mbyllë karrierën e tij, dëshiron të rikthehet te klubi i fëmijërisë, Independinte dhe aty të pensionohet.
Kujtojmë se pak ditë më parë, sulmuesi realizoi het-trik ndaj Aston Villës, duke e kaluar Thierry Henryn me gola dhe barazoi Frank Lampardin që ka shënuar 177 sosh. /Telegrafi/