Telegrafi

Manchester City me disa mungesa ndaj WBA-së, formacionet zyrtare

West Bromi është nikoqir i Manchester Cityt për duelin në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:15 në stadiumin The Hawthorns.

Për këtë sfidë, WBA do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shpresoj në mrekulli që të mposhtën Cityn në super formë.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Sergio Agueron që është i infektuar me coronavirus, Nathan Ake e Kevin de Bruyne janë të lënduar.

Formacioni bazë i WBA-së: Johnstone, Furlong, Ajayi, O’Shea, Gibbs, Snodgrass, Sawyers, Livermore, Grant, Pereira, Robinson.

Formacioni bazë i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Gundogan, Rodrigo, Mahrez, Bernardo, Foden, Sterling. /Telegrafi/