Site icon Telegrafi

Manchester City demolon Evertonin, United ia doli me shumë mund ndaj Wolvesit

Manchester City ka treguar fytyrën e kampionit, duke e mposhtur 5-0 Evertonin në xhiron e fundit (38) në Ligën Premier.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 11-të, kur Riyad Mahrez asistoi për Kevin de Bruynen.

Tre minuta më vonë, Citizens shënuan edhe të dytin, me mesfushorin belg që asistoi për Gabriel Jesusin.

Në 45 minutat e dytë, City shënoi dhe tre herë, duke marrë kështu një fitore të thellë.

Ishte Phil Foden që u shërbye mjaftë mirë nga Raheem Sterling, në minutën e 53-të, për të shënuar për 3-0.

Goli i katërt dhe i pestë erdhën nga legjenda e klubit, Sergio Aguero (71’ dhe 76’), që do të largohet pas finales së Ligës së Kampionëve nga Citizens.


Në anën tjetër, Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers.

Ishte minuta e 13-të, kur Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të talentit Anthony Elanga, që u asistua nga Daniel James.

Por, Ujqit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Nelson Semedos, me Fabian Silvan që ishte në rolin e asistuesit.

Para se të përfundonte pjesa e parë, United riktheu epërisnë me Juan Matan (45+4) që shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, derisa skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer mori tre pikë.

Manchester City e mbylli sezonin si kampion i ligës angleze me 86 pikë, ndërsa Manchester United në të dytin me 74 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version