Telegrafi

Manchester City demolon Burnleyn, Mahrez realizoi het-trik

Foto: Man City/Twitter

Manchester City e ka demoluar Burnleyn në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier, pai e ka mposhtur 5-0.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Etihad Stadium, Riyad Mahrez shënoi golin e parë me një asistim nga Kevin de Bruyne.

Por, anësori algjerian (22′) nuk u ndal me kaq dhe shënoi një gol edhe më të bukur nga një shërbim mjaftë i mirë nga Kyle Walker.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Benjam Mendy (41′) shënoi për 3-0 për Cityn, derisa mesfushori belg ishte sërish në rolin e asistuesit .

Edhe pjesa e dytë filloi mirë për Cityn, që shënoi edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 67-të kur Ferran Torres pranoi një asistim nga Gabriel Jesus, për të shënuar për rezultatin 4-0.

Dy minuta më vonë kaluar dhe Mahrez (69′) kompletoi het-trikun e tij, i ndihmuar nga Phil Foden.

Citizens shënuan edhe golin e gjashtë, mirëpo atë e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.

Pas javës së dhjetë, Manchester City gjendet në vendin e tetë me 15 pikë, derisa në javën e 11-të takohen me Fulhamin. /Telegrafi/