Pep Guardiola siç duket do të mbetet edhe për një kohë të gjatë te Manchester City, pasi klubi i ka përgatitur një rinovim ta majmë.
Trajneri spanjoll ka arritur marrëveshjen për të zgjatur kontratën pas kësaj oferte.
Sipas “The Sun”, klubi është i gatshëm që të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare për një total prej 115 milionë eurosh.
Pra paga e tejkalon 22 milionë euro në vit. Rritja do të jetë për pesë milionë euro.
Edhe pse flitet se Manchester City do të pezullohet nga garat evropiane, kjo nuk e shqetëson as trajnerin e as klubit.
Tashmë një derë e mbyllur për Juventusib, që pëlehet shumë nga Andrea Agnelli, por që duhet të pres. /Telegrafi/