Telegrafi

Manchester City – Burnley, publikohen formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqir i Burnleyt për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Etihad”.

Për këtë sfidë, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë vetëm në Eric Garcian që u lëndua pa qëllim nga portieri Ederson Moares në ndeshjen e kaluar.

Në anën tjetër, edhe Burnley do të ketë vetëm një mungesë si Ashley Barnes, që është po ashtu i lënduar.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Otamendi, Fernandinho, Zinchenko, Rodrigo, D Silva (C), Foden, Bernardo, Mahrez, Aguero.

Formacioni startues i Burnleyt: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Brownhill, Cork, Westwood, McNeil, Vydra, Rodriguez. /Telegrafi/