Telegrafi

Manchester City me bonuse të larta për lojtarët pas tre titujve të fituar

Festa e Manchester City për titull (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtarët e Manchester Cityt kanë marrë një lajm fantastik nga bordi i klubit, pasi do t’i përfitojnë nga 20 milionë euro bonsue, pas tre titujve të fituar në sezonin 2018/2019.

Pep Guardiola është bërë trajneri i parë që nga koha e Sir Alex Ferguson (2009), kur arriti t’i fitonte po të njëjtit trofe.

Lojtarët e Manchester Cityt kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë sezon, duke arritur që të dominojnë në total në Angli, pas triumfit të trefishtë në, Ligën Premier, FA Cup dhe EFL Cup (Carabao Cup).

Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sportsmail mëson se Citiznes u kanë vendosur bonuse në kontratë lojtarëve të tyre, e që besohet të jenë rreth 20 milionë euro. Disa lojtarë si, Kevin de Bruyne dhe David Silva, kanë fituar ekstra nga 800 mijë euro për ta mposhtur Liverpoolin në garën për titull të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Manchester City ka motivuar lojtarët edhe në javët e fundit të sezonit 2018/2019, pasi ishin në garë për të tre trofetë, andaj tani do të paguajnë 20 milionë euro për secilin lojtar. /Telegrafi/