Site icon Telegrafi

Manchester City blen sulmues, e huazon menjëherë në La Liga

Manchester City ka arritur marrëveshje për blerjen e sulmuesit të Austria Viennas, Olarenwaju Kayode, që vlerë  prej 3.5 milionë funte.

Sulmuesi 24 vjeçar nigerian ka qenë i lidhur edhe me Burnleyn dhe Newcastle Unitedin.

Ai e ka fituar edhe një vend në kombëtare ku ka zhvilluar dy ndeshje.

Kayode ka shënuar 17 gola në 33 ndeshjen për Vienna, ndërsa në përgjithësi 30 gola në 67 ndeshje për dy sezone.

Ai është bërë blerja e shtatë e Cityt, pasi më herët ka blerë edhe Bernardo Silvan, Ederson, Kyle Walker, Danilo, Benjamin Mendy dhe Douglas Luiz, që deri më tani i kanë kushtuar klubit 222 milionë funte.

Kayode është huazuar te Girona për një vit, menjëherë pasi nënshkroi me Cytin. /Telegrafi/   

Exit mobile version