Manchester City vendosi një pikë referimi të re në përsosmëri të mërkurën me fitoren e tyre të 15-të radhazi në të gjitha garat, një rekord që asnjë skuadër tjetër angleze nuk e kishte arritur më parë.
Pep Guardiola hyri në ndeshjen e Kupës FA me Swansean duke kërkuar fitoren e tij të 200-të si menaxher i Cityt si dhe një vend në çerekfinale.
Ai nuk duhej të zhgënjehej, pasi Qytetarët fituan 3-1 për t’ia dhënë Guardiolas rekordin, arritur kualifikimin, por edhe për të bërë histori.
Pas një fillimi të përzier të sezonit 2020-21, i cili e pa Cityn të lëngonte në mes të tabelës në dhjetor, klubi ka rritur ndjekjen e tyre për të rifituar titullin pasi humbi kundër Liverpoolit vitin e kaluar.
Një barazim zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj West Brom më 15 dhjetor ishte hera e fundit që ekipi i Guardiolas nuk mori tri pikë.
𝟭𝟱 𝗜𝗡 𝗔 𝗥𝗢𝗪 🔥
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/6WAmQc8cXH
— Manchester City (@ManCity) February 10, 2021
Që nga ajo pengesë, City ka triumfuar në 10 ndeshje radhazi të Ligës Premier për t’u ngritur në tabelë, ku ata tani gëzojnë një avantazh prej pesë pikësh ndaj rivalëve të Manchester Unitedit në vendin e dytë.
Qytetarët gjithashtu kanë fituar në tre ndeshje të Kupës FA dhe dy ndeshjeve të Kupës Carabao në të njëjtin interval dhe tani janë përkatësisht në çerekfinale dhe finale të atyre garave. /Telegrafi/