Telegrafi

Manchester City – Arsenal, formacionet zyrtare

Manchester City do të jetë nikoqir i Arsenalit në duelin që do të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 17:30 në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Të dy ekipet vijnë në këtë takim me një formë fantastike, ku do të synohen vetëm tri pikë në atë që mund të determinojë titullin në Ligën Premier.

Vendasit do të vuajnë mungesat e Kyle Walker, Ederson dhe John Stones ndërsa ‘Topçinjtë’ nuk do të jenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e Jurrien Timber i cili ka mbetur jashtë fushave që një kohë të gjatë.

Në ndeshjen e parë këtë sezon mes dy skuadrave kishte triumfuar Arsenali me rezultat minimal 1-0 falë golit të Gabriel Martinellit.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ortega, Akanji, Dias, Ake, Gvardiol, Rodrigo, Kovacic, De Bruyne (C), Bernardo, Foden, Haaland.

Arsenal: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior, Rice, Jorginho, Odegaard, Saka, Jesus, Havertz./Telegrafi/