Telegrafi

Manchester City arrin marrëveshje personale me Aken

Manchester City thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Nathan Aken e Bournemouthit.

Mbrojtësi holandez ka disa sezone që po kalon nëpër një formë të lartë në Ligën Premier, duke zgjuar interesimin e disa klubeve rivale.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Pep Guardiola dëshiron që të transferojë sa më parë mbrojtësin, për të përforcuar kështu fazën defanzive për edicionin e ri.

Por, në garë për Aken është edhe Chelsea, që në të kaluarën e kishte në Stamford Bridge.

Bournemouthi ka bërë të ditur se ata do të lejojnë largimin e lojtarit vetëm nëse pranojnë shumë e 40 milionë eurove. /Telegrafi/