Manchester City e ka mposhtur Arsenalin 5-0 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Golat për Citizens i shënuan Ilkay Gundogan, Rodri, Gabriel Jesus dhe Ferran Torres (x2), derisa Grani Xhaka për The Gunners u përjashtua me karton të kuq në minutën e 35-të.
Anchester City ishte padyshim ekipi më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.51, me Arsenalin që u vlerësua 6.13.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Ferran Torres që me dy gola dhe dy asistime ndihmoi skuadrën e tij të fitonte tre pikë, e u notua me 8.9.
Granit Xhaka deri në minutën e 35-të ishte lojtari më i angazhuar, por ndërhyrja e ashpër që bëri, e përjashtoi nga loja, e që u vlerësua me 5.4.
Në anën tjetër, Cedric Soares ishte më i dobëti i këtij takimi, që u vlerësua me 4.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: