Manchester City ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-1 në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.
Kevin de Bruyne dhe Phil Foden shënuan për Manchester Cityn, ndërsa golin e vetëm për Borussia Dortmundin e shënoi Marco Reus.
Belgu De Bruyne ishte më i mirë në fushë me notën 8.3. Pas tij vijnë Foden e Mahrez me nota të larta te Manchester City.
Lojtari më i mirë te gjermanët ishte Maco Reus me 7.2, ndërsa Erling Haaland u vlerësua me 6.8.
Manchester City e fitoi ndeshjen e parë, por gjithçka mbete e hapur për ndeshjen e kthimit.
Notat e lojtarëve të Manchester City dhe Borussia Dortmund
/Telegrafi/