Site icon Telegrafi

Mançevski: Zgjedhjet më 5 korrik, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski thotë se “gjendja e jashtëzakonshme në vend është vazhduar për 14 ditë, por nëse nuk ka vazhdim të sërishëm, s’kemi zgjidhje, ligji është i qartë, zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik”.

Ai tha se duhet tv shkojmë në zgjedhje me konsensus të të gjitha subjekteve politike dhe se opozita maqedonase ikë nga zgjedhjet, për shkak se, sipas tij, rejtingu tregon LSDM-në të parën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, data e zgjedhjeve nuk është më pirmare, por përgatitja e protokolleve për organizim të zgjedhjeve, protokoll për fushatë zgjedhore.

Ai shtoi se ne jemi i vetmi vend në botë që nuk ka Kuvend, kemi Qeveri teknik dhe se kjo nuk duhet të ndoodhë përjetësisht.

“BE më 14 qershor duhet ta thotë kornizën e bisedimeve me shtetin tonë, ndërsa mospasja e Kuvendit anulon ato procese”, tha Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version