Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, nga Gostivari ka akuzuar direkt presidentin e vendit Gjorgje Ivanov duke e pyetur hapur se a ka marrë urdhër për të falur kriminelët?
“Dhjetë vjet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë shumicën dhe kontrollin mbi KSHZ dhe mbi Ministrinë e Brendshme dhe nuk kanë bërë asgjë për të hequr këto parregullsi. Për të gjitha krimet, që ata i kanë kryer do të përgjigjen. Prandaj është e rëndësishme, Gjykata Kushtetuese që të mërkurën të vendosë sipas Kushtetutës, dhe jo në bazë të direktivave të partisë VMRO-DPMNE-së”, tha Mançevski, transmeton TetovaSot.
Këto ditë, shton ai, shohim se Ivanovi di të flasë.
“E pyesim publikisht Ivanovin se ai pranon ingerencat që të fal kriminelët që kanë shkelur Kodin Zgjedhor? Publikisht e puesim nëse ka marrë urdhër dhe nëse ka në plan të falë kriminelët e Nikolla Gruevski, Mijalkovit dhe Stavrevskit”, pyet Mançevski/Telegrafi/