Site icon Telegrafi

Mançevski: Sportele s’do të ketë, shërbimet qytetarët do t’i marrin nëpërmjet celularëve të tyre

Sipas ministrit, Damjan Mançevski pjesa kyçe e reformës në administratën publike është që qytetarët t’i marrin shërbimet në celularët e tyre dhe se sportele s’do të ketë.

Mançevski në intervistën RTMV-në tha se nga shtatori pagat në sektorin publik do të rritet për pesë përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se deri në fund të këtij viti do të definohet sistemi i administratës publike për t’u, siç tha ai rregullohet kaosi. Do të precizohen kompetencat dhe disa institucione mund të bashkohen.

“Qytetarët kanë të drejtë, administrata është fytyra e shtetit, posaçërisht punëtorët e sporteleve. Do të përpiqemi ta ndryshojmë këtë fytyrë. Por, mendoj se pjesa kyçe e reformës në administratë publike është që qytetarët t’i marrin shërbimet në celular, të mos ketë sportele”, shtoi Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version