Një listë prej 16,000 personave, javën e ardhshme do të kalojnë në filtrat e qeverisë. Ministri Mançevski, paralajmëroi se detajisht do të dihen për të gjithë të punësuarit që marrin të holla nga buxheti i shtetit.
Ai tha se në strategjinë për administratën publike, veçanërisht për këtë vit është planifikuar që të lëshohet në punë dhe sistemi elektronik për të gjitha vendbanimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E urrej fjalën reformë në administratë publike. Unë mendojë se duhet të riorganizohen njrëzit brenda, që të jenë më efikas në shërbimin ndaj qytetarëve. Në kohën e sotme kjo do të thotë digjitalizim. Numër më të vogël të sporteleve dhe më shumë shërbime. Nuk kam ambicje se kjo strategji do t’i ndryshojë punët mbrenda natës. I kuptoj kritikat”, tha Damjan Mançevski.
Ai përshëndeti shfuqizimin i Këshillit për Prokurorim Publik, nga ana e Komisionit Evropian./Telegrafi/