Telegrafi

Mançevski: Qeveria kujdeset për qytetarët

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski sot kishte takime me qytetarë të Komunës së Kisella Vodë.

Mançevski tha se si parti përgjegjëse, LSDM po punon në sigurimin e jetesës cilësore, punon në reforma të vërteta që kthejnë para tek qytetarët.

“Rritja e pagës minimale në 12.507 denarë dhe rritjes së pagës mesatare për mbi 3.5 përqind, rritja e re e pagave në arsim për 5 përqind, rritja ndihmës sociale për kategoritë e rrezikuara për 300%, ulja e papunësisë në 17.5% është një dëshmi se Qeveria e udhëhequr nga LSDM kujdeset për qytetarët përmes reformave dhe masave që po i zbaton”, tha Mançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Si pjesë e masave që në mënyrë të drejtpërdrejtë ul shpenzimet e qytetarëve, Mançevski i ceku taksën radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë tek rryma elektrike, ulja e dënimeve dhe vendosja e konceptit të tërheqjes së vëmendjes.

Rritja e pagës minimale në 15.500 denarë në periudhën që vjen, por edhe subvencionimi i kontributeve për sigurim pensional dhe shëndetësor deri në 100 euro, sipas Mançevskit, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e pagave, përkatësisht në standardin jetësor.