Site icon Telegrafi

Mançevski: Propozim buxheti i Shkupit për vitin 2017 është katastrofal dhe johuman

Në propozim-buxhetin për vitin e 2017, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, nuk ka paraparë asgjë për mbrojtje shtesë të Shkupit nga vërshimet dhe katastrofat tjera natyrore. Këtë sot e deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së dhe koordinues i grupit këshillues të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, propozim-buxheti pas të gjitha gjërave që i ndodhën Shkupit, jo vetëm që është katastrofal, por edhe jo human.

Ai gjithashtu tha se Shkupit, por edhe Maqedonisë u nevojiten ndryshime urgjente./Telegrafi/

Exit mobile version