Site icon Telegrafi

Mançevski pret të zgjidhet problemi me operatorët televiziv

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski paralajmëroi se gjatë ditës do të ketë takime me palët e involvuara lidhur me çkyçjen e emetimit të kanaleve televizive që e bënë mbrëmë operatorët.

Sipas Mançevskit, ngjarjet dhe informatat e reja i japin optimizëm për tejkalim të problemit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës do të kemi komunikim në këtë temë me të gjitha palët e interesuara. Unë do të prisja që gjatë ditës të shohim se si do të zhvillohet situata. Unë edhe dje shkrova në Fejsbuk dhe lëshuam kumtesë nga ;Ministria se bëhet fjalë për shkelje të neneve nga Ligji për komunikime elektronike. Pa dallim sot do të realizojmë disa takime me palët e interesuara që të shohim çfarëdo që të ndodhë, të mos jetë në kurriz të qytetarëve, siç ishte dje”, deklaroi Mançevski gjatë vizitës në zyren “Një pikë për shërbime” në Tetovë që sot edhe zyrtarisht filloi me punë.

Mançevski potencoi se Agjencia për komunikime elektronike, si trup rregullator, është kompetente për procedura të mundshme ndaj operatorëve që dje e shkyçën emetimin e kanaleve televizive.

Exit mobile version