Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot përsëri i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së që të jap dorëheqje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mua sinqerisht më vjen për tu habitur përse anëtarët të Këshillit të Programit të RTVM-së në asnjë mënyrë nuk iu ka përgjigjur thirrjeve të mia që të japin dorëheqje. Një servis i pavarur publik në asnjë mënyrë nuk u përgjigj në kërkesën që të japin dorëheqje për shkak të pozitës katastrofale në të cilën gjendet RTVM. Heshtja nga ana tyre tregon gjithçka. Edhe njëherë u bëjë thirrje që të japin dorëheqje që të mund të bëhen reformat në media”, tha Mançevski
Vetëm kështu, vlerëson ai, do të zhbllokohen ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale mediatike.
Plan “B” sipas ministrit për këtë situatë nuk ka.
Sipas tij, pengesa kryesore është insistimi i opozitës së OBRM-PDUKM-së që anëtarët e RTVM-së të qëndrojnë deri në fund të mandatit të tyre dhe në Këshillin e Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale mediatike. /Telegrafi/