Site icon Telegrafi

Mançevski: Për fushatën për referendum do mblidhen 1.3 milionë euro (Video)

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në intervistë për “Kanal 5” deklaroi se shumën të cilën ministritë do ta japin në Kuvend për zhvillimin e fushatës për referendum do të jetë 1.3 milionë euro.

“Ne si qeveri mund t’i japim Kuvendit sipas vlerësimeve tona rreth 80 mijë denarë për të cilën mendojmë se janë të mjaftueshme. Kuvendi do të jetë për gjegjës se a do t’i harxhoj të tëra paratë nga ky buxhet”, tha Mançevski.

Ai gjithashtu tha se Qeveria nuk do të harxhoj para për asnjë fushatë, duke respektuar ligjin për referendum dhe rregullat e vendosura nga Këshilli Shtetëror Zgjedhor. /Telegrafi/

*Kanal 5

Exit mobile version