Site icon Telegrafi

Mançevski pa detaje rreth shpërndarjes së administratorëve të punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançeski, nuk jep detaje për procesin e shpërndarjes së administratorëve të punësuar përmes Marrëveshjes së Ohrit, me arsyetim se kjo pyetje duhet të drejtohet deri te Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Mançevski tha se nuk do të ketë punësime të reja sipas kriterit për përfaqësim të drejtë sipas Marrëveshjes së Prespës.

Ai tha se ende është shumë herët të flitet se sa administratorë do të humbasin pozicionin aktual të punës për shkak të riorganizimit të administratës, ku disa institucione do të bashkohen ndërsa disa të tjera do të hiqen. Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Mançevski konfirmoi se pjesa më e madhe e buxhetit prej 1.5 miliard denarë do t’i ndahet Televizionit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Mançevski premtoi se vitit 20119 do të jetë viti i zbatimit të reformave në administratë, për të cilat ministria që ai udhëheq do të ndahen vetëm 66 milion denarë, derisa shpenzimet tjera do të mbulohen me ndihmën e BE-së dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.

Në suaza të modernizimit, gjegjësisht digjitalizimit të administratës, ai njoftoi nisjen e Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike, Regjistrin elektronik të popullsisë dhe hapjen e mjediseve të shërbimit në disa qytete, ku qytetarët do të jenë në gjendje të marrin shërbimet që u nevojiten./Telegrafi/

Exit mobile version