Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se në administratën publike nuk do të ketë largime nga puna dhe as punësime të reja.
Ai gjithashtu tha parashihen analiza me të cilat do të vërtetohet se ku duhet të zbatohet ristrukturimi, gjegjësisht riorganizimi i administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të largime nga puna, por përmes mënyrave të ndryshme të riorganizimit do të mundohemi që administratën ta bëjmë më efikase. Një nga format kryesore në reformat e administratës është edhe digjitalizimi i saj, që gjithashtu do të jetë pjesë e projektit tonë”, tha Mançevski.
Mançevski dhe ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar, Charles Gareth, sot nënshkruan memorandum për bashkëpunim me të cilin fillon zbatimi i projektit “Modernizimi dhe transformimi i administratës publike”./Telegrafi/