Site icon Telegrafi

Mançevski: Nëse nuk kemi rezultate në bisedimet me BE-në, nuk do të ketë rritje të pagave në administratë

“Nëse Maqedonia nuk tregon rezultate për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve me BE-në në qershor, ndërsa pjesë e rëndësishme për atë janë reformat në administratën publike, ku do të rishikohet edhe vendimi për rritjen e pagave në shtator”, tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të buxhetit të MSHIA-së për vitin 2019, Mançevski potencoi se punësimet në administratë për kuadro të kualifikuar profesionale tashmë aspak nuk janë atraktive, sepse, ata duhet të tërhiqen me diçka.

“Pagat do të rriten, por kërkojmë rezultate dhe ato janë të dukshme, dhe do të jenë të dukshme. Në qershor do të kemi vlerësimin e Komisionit Evropian nëse kemi progres në reformat e administratës ose jo. Si pasojë e asaj, do të ketë shpërblime apo do të vijojnë procese të tjera”, theksoi Mançevski.

Sipas tij, ende është shumë herët për të thënë se sa prej punonjësve në administratën publike do t’i ofrohen sektorit privat. Ajo do të dihet kah fundi i vitit 2019, pasi të riorganizohen dhe të optimizohen institucionet.

Procesi do të jetë publik dhe transparent dhe në të do të përfshihen edhe sindikatat dhe odat ekonomike./Telegrafi/

Exit mobile version