Site icon Telegrafi

Mançevski: Nëse duam lehtësim të masave, duhet të respektohen rekomandimet

Nënkryetari i LSDM-së dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski për TV 24 tha se gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim se çfarë orë policore do të kemi gjatë fundjavës së vazhduar.

“Gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim se çfarë orë policore do të ketë gjatë fundjavës. Po bëhen konsultime, deri tani janë respektuar rekomandimet, ne i ndjekim mendimet e ekspertëve. Ne e kemi patjetër të shkojmë drejt lehtësimit të masave, por kjo do të thotë edhe respektim të masave tjera kufizuese. Po ato masa nuk respektohen, nuk mbahen maskat, nuk respektohet largësia trupore. Nëse duam lehtësim të masave, duhet të respektohen rekomandimet”, deklaroi Mançevski.

Lexo po ashtu Ende nuk dihet nëse do të kemi karantinë gjatë fundjavës në Maqedoni

Ai sqaroi se lehtësimi i masave vjen në mënyrë proporcionale me respektimin e masave.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut kishte 40 të infektuar të rinj./Telegrafi

Exit mobile version