Ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Damjan Mançevski ishte sot pjesë e ditës së informimit GEANT, ku u promovua GENAT si një rrjet akademik dhe hulumtues pan-evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Mançevski foli për përpjekjet e MSHIA-s dhe të Qeverisë në zbatimin e agjendës digjitale dhe bashkëpunimin në mes komunitetit të biznesit, akademisë dhe sektorit civil.
“Parku Teknologjik është një masë për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro dhe të mesme si një nga tre shtyllat e Planit të Rritjes Ekonomike të Maqedonisë. Dy shtyllat e mbetura i referohen masave mbështetëse financiare për investimet e reja “greenfield dhe brownfield”, krijimin e vendeve të reja dhe më të mira të punës, zhvillimin dhe kërkimin teknologjik, përmirësimin e bashkëpunimit të biznesit dhe mbështetjen e pakthyeshme për kompanitë. Këto dy shtylla do të zbatohen përmes Ligjit të ri për Mbështetjen e Investimeve Financiare”, njoftojnë nga Ministria. /Telegrafi/