Qeveria planifikon të iniciojë së bashku me sektorit civil idetë e një modeli për përfshirjen e përfaqësuesve më të mirë të shoqërisë civile në ekipet negociuese të kapitujve me BE, tha ministri të Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski në debatin e sotëm me temë “Praktikat e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe shoqërisë civile organizatave, si të përmirësohet?”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai sqaroi se në kontestin e parimeve të llogaridhënies dhe bashkëpunimit me sektorin civil, Qeveria u jep guxim përfshirjen e përfaqësueseve dhe të tërë ekipit të Organizatave shoqërore edhe në sferat tjera, sepse një pjesë e madhe e resurseve çka mund të kontribuojnë në mbylljen e kapitujve, gjenden pikërisht në sektorin civil, ndërsa të gjithë duhet të investojmë për atë që është interes kyç për vendin tonë për periudhën e ardhshme.
Në forum foli edhe Drejtori për Rini she Sport, Darko Kaevski, cili u njoftoj për politikat dhe aktivitetet e Qeverisë dhe Agjencisë për përmirësimin e standardit e të rinjve dhe përfshirjen e organizatave rinore në krijimin e tyre. /Telegrafi/