Site icon Telegrafi

Mançevski: Ndarjet dhe politizimi i Covid-19 nuk i ndihmojnë askujt

Nënkryetari i LSDM-së dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskit tha se “coronavirusi nuk zgjedh njerëzit nëse punojnë në administratë publik apo në sektr publik”.

Sipas tij, duhe të jemi të përgatitur për shkak se virusi do të jetë rreth nesh ndërsa obligimi ynë është që ta mbrojmë veten dhe më të afëmrit tonë me respektim të masave të punonjësve shëndetësorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mançevski thotë se zëvendësministrja Nevenka Stamenkovska nga OBRM-PDUKM vazhdon ta përdor virusin për qëllime politike dhe të numërojë institucionet me qëllim që të shpërndaj panik për të fituar politikisht.

“Kur flet se në cilët institucionet punojnë rastet pozitive me coronavirusi, pyes pse nuk flet për MPB. Edhe atje disa të punësuar u testuan pozitiv, në mesin e të cilëve edhe këshilltari i ministrit teknik”, thotë Mançevski.

Ai ju bëri apel që pandemia duhet të lihet anash ballafaqimeve politike ndërsa ndarjet, lajmet e rreme dhe përhapja e panikut është vetëm dëm.

“Askush nuk fiton nga ajo. Lufta jonë me virusin Covid-19 është vetëm me respektim të masave për të ulur numrat e rasteve pozitive dhe të lëmë që institucionet në mënyrë të pavarur të punojnë”, tha Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version