Site icon Telegrafi

Mançevski: Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë ende mundësi që të tregojnë se me të vërtetë janë për drejtësi dhe sundim të së drejtës

Nëpërmjet një konference për shtyp, Damjan Mançevski nga LSDM tha se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë ende mundësi të tregojnë se me të vërtetë janë për drejtësi dhe sundim të së drejtës”.

“Ju bëjmë thirrje të kontribuojnë që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike. Ta shfaqin këtë me vepra dhe jo vetëm me fjalë”, tha Mançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij nëse nuk e bëjnë këtë gjë, OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe një herë do të vërtetojnë se i vetmi qëllim i tyre është që të mbrojnë kriminelët e regjimit.

“Si parti përgjegjësi, LSDM mbetet me qytetarët që të punojë në interes të tyre. Vazhdojmë me zbatimin e reformave dhe politikave që sigurojnë rritje ekonomike, reforma në institucione, ndërtim të sistemit gjyqësor joselektiv dhe integrim të plotë të vendit në NATO dhe BE”, tha Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version