“Deri tani kemi mbi 60.000 qytetarë e kanë shkarkuar aplikacionin StopKorona. Shpesh përsëris se numri nuk është i vogël, por me të vërtetë pres të jetë më i madh, posaçërisht tani në këtë kohë kur janë lehtësuar masat, por edhe kur kemi numër të rritur të të infektuarve dhe është shumë me rëndësi t’i shfrytëzojmë të gjitha veglat e mundshme për identifikim të kontakteve”.
Këtë e deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në konferencë për shtyp. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që ta shkarkojnë aplikacionin, pasi siç tha, nuk shfrytëzon kurrfarë të dhëna personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë kësaj jave do të publikojmë edhe revizion të pavarur nga ana e ekspertëve të pavarur të aplikacionit, me çka edhe njëherë do t’i bindim qytetarët se është absolutisht i sigurtë për shfrytëzim dhe ai vetëm mund t’u ndihmojë epidemiologëve në gjetjen e kontakteve nëse dikush konfirmohet se është pozitiv në 14 ditët paraprake”, tha Mançevski./Telegrafi/