Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, ka kritikuar publikisht shërbimin publik të RTVM-së.
Në llogarinë e tij në Twitter, Mançevski shkruan se RTVM është nën kontroll të plotë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për herë të parë pasi jam ministër do ta them mendimin tim personal. RTVM është turp dhe totalisht e kontrolluar nga OBRM-PDUKM-ja. Maqedonia nuk ka shërbim publik për qytetarët”, shkruan Mançevski./Telegrafi/
Прв пат откако сум министер јавно ќе кажам мое лично мислење. МРТВ е срам, дно и целосно под политичка контрола на ВМРО-ДПМНЕ. Македонија нема јавен сервис на граѓаните.
— Damjan Manchevski (@d_manchevski) June 26, 2018