Site icon Telegrafi

Mançevski: Hyrja e kompanive teknologjike bullgare në vendin tonë është hap pozitiv

Hyrja e kompanive teknologjike bullgare në tregun e Maqedonisë është pranuar posaçërisht pozitivisht, kërkohet ekspertiza bullgare në këtë sektor, si dhe në aspektin e legjislacionit.

“Qeveria këto dy vitet e fundit ka forcuar investimet në inovacione dhe ka bërë lehtësime për investitorët e huaj”, tha Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se qëllimi është që të jepet mbështetje të rinjve që edhe ata të qëndrojnë në rajon, në vend që të drejtohen drejt Evropës Perëndimore.

“Po bëjmë përpjekje që ti detyrojmë të rinjtë që të zhvillojnë frymën sipërmarrëse dhe të jenë inovativ pa asnjë rrezik”, tha Mançevski i cili shtoi se Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim të mirë me vendet fqinj, si dhe SHBA-të dhe Izraelin.

Ai gjithashtu shtoi se BE ndihmon në zhvillimin e edukimit teknologjik në vend, duke marrë si shembull regjistrin elektronik të banorëve, e cila është bërë me mjete evropiane, ndërsa për momentin, siç tha ai, me ato mjete po zhvillohet edhe portali i ri kombëtar për shërbime elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version