Telegrafi

Mançevski: Gjatë pandemisë i respektuam rekomandimet mjekësore, kështu do të jetë edhe për zgjedhje

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në emisionin ‘Detektor’ në TV Sitel tha se gjatë gjithë pandemisë janë respektuar rekomandimet mjekësore, dhe kështu do të jetë edhe gjatë zgjedhjeve.

“Të gjithë vendimet në lidhje me pandeminë u sollën sipas rekomandimeve të mjekëve. Asnjëherë nuk kundërshtuan propozimet e shëndetësisë. Kur të mbahen zgjedhjet, e rëndësishme është që t’i mbajmë dhe si do t’i organizojmë. Normalisht, ne nuk do të shkojmë kundër rekomandimeve mjekësore”, tha Mançevski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se duhet të kthehemi në punë, të hapen kafenetë sipas protokolleve dhe duhet t’i respektojmë rekomandimet e Komisioni për Sëmundje Infektive.

Mançevski tha se Qeveria gjatë periudhës së fundit është në konsultime me ekspertë dhe se kjo do të vazhdojë. Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk po e dëgjon gjithë botën të cilët thonë se duhet të jetojmë me virusin./Telegrafi/