Telegrafi

Mançevski fton administratorët të paraqesin presionet dhe kërcënimet në vendin e punës

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot në konferencë për shtyp ju bëri thirrje të punësuarve në sektorin publik të paraqesin presionet dhe kërcënimet, nëse ballafaqohen me ta në vendin e punës.

Mançevski tha se paraqitjen mund ta bëjnë në mënyrë anonime, përmes “mjetit” që këtë muaj ministria e publikoi në web-faqen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Paraqitja është anonime, por nëse personi që paraqet presion dhe kërcënime dëshiron t’i ndajë të dhënat personale, ata do të mbrohen”, tha Mançevski.

Ai shpjegoi se mjeti për paraqitjen e presioneve është vendosur me qëllim që të punësuarit në rast të kërcënimeve të kenë ku të drejtohen dhe çdo tentim për keqpërdorim të dënohet.

Mançevski tha se ministria po tenton që çdo paraqitje ta drejtojë tek organet kompetente, për procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/