Site icon Telegrafi

Mançevski: E persim mandatin për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot deklaroi se janë duke e pritur mandatin për konstituimin e Qeverisë së re. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, Mançevski tha se për këtë duhet të komentojnë ata të cilët marrin pjesë në këto negociata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për negociatat mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, duhet të përgjigjen ata që marrin pjesë në këto negociata, ne presim mandatin për ta formuar Qeverinë e re. Sa i përket platformës së shqiptarëve do të përgjigjemi kur të vijë koha”, deklaroi Mançevski.

Ndërsa i pyetur se nëse Zaev do të koalicionojë me Ahmetin, Mançevski tha se janë duke punuar për krijimin e shumicës parlamentare në të cilën partnerë rë koalicionit do të jenë të gjitha partitë, përveç OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version