Telegrafi

Mançevski: Deri në vitin 2020, gratë në politikë do të jenë me 50 për qind të përfaqësuara

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot në kuadër të ngjarjes “Gratë në digjitalizim”, njoftoi se nuk do të pranojë të merr pjesë në asnjë konferencë, debat ose panel diskutimi, ku së paku nuk do të ketë një grua pjesëmarrëse.

Ai me këtë tha se do t’i bashkangjitet iniciativës së eurokomesares për shoqëri dhe ekonomi digjitale, Marija Gabriel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të jem i sinqertë dhe do të them se gëzohem që Dita Ndërkombëtare e Gruas, përfundimisht edhe në Maqedoni ka filluar të shënohet përmes luftës për politikë, ekonomi dhe barazi sociale mes grave dhe burrave. Në programin tonë kemi premtuar se deri në vitin 2020 përfaqësimi i grave në politikë do të jetë 50 për qind”, tha Mançevski./Telegrafi/