Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në seancën e sotme për tentimin e vrasjes të deputetit Ziadin Sela, me 27 prill, ka identifikuar tre persona ndaj sulmit të Selës, Aleksandër Janevski, Nikolla Vojmnoski dhe Kire Gjorgievski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Nga 10 deri 15 metra nga unë e shikoja si shtrihej njeriu dhe e rrihnin me grushte, ndërsa ai lëvizte nga goditjet. Ata po festonin vdekjen e zotit Sela” tha Mançevski.
“Ata lidhnin kabllot rreth qafës për të na dhënë porosi se ne e kemi radhën” tha ministri gjatë dëshmisë.
“Na janë kërcënuar neve dhe familjarëve tanë. Bënin thirrje “vriteni Selën, vriteni Zaev, vriteni tradhtarët. Të gjithë njëjtë më kërcënonin dhe më godisnin”, tha Mançevski.
Mançevski tha se ka dëgjuar nga mediumet se Sela nuk është i vdekur, që kur u evakuua.
Paraprakisht në gjyq ka dëshmuar edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.