Site icon Telegrafi

Manastirliu mbledh Task-Forcën: Shqipëria deri në këto momente s’ka asnjë rast të konfirmuar me Coronavirus 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur Task-Forcën për Coronavirusin, nga ku deklaroi se në Shqipëri, deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Manastirliu tha se po zbatohet Plani i masave të Task-Forcës dhe se nuk është koha për përhapje paniku.

“Kemi mjekë dhe ekspertë, po zbatohet plani i masave të Task Forcës. Nuk është koha për përhapje paniku, të bazohemi në informacione zyrtare. Shqipëria deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Coronavirus”, u shpreh ministrja, raporton TCH.

“Kemi forcuar ekipet për kontrolle në pikat kufitare të vendit. Vlerësim i udhëtarëve në raport me vendin nga vijnë. Kemi dyfishuar masat, kemi monitoruar mbi 4500udhëtarë. Shtim i masave higjieno-sanitare në shkolla, kopshte dhe çerdhe”, tha ajo.

Sipas Manastirliut, 6 raste të dyshuara në vend, pas analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultuan negativ.

Ajo tha se në të gjitha pikat kufitare janë shtuar masat dhe kontrollet, ku vetëm gjatë ditës së diel janë kontrolluar mbi 4500 udhëtarë.

Exit mobile version